Prof. Dr. Arben Malaj: “Rilindja” nuk është PS, por një pjesë e kalbëzuar e saj

 

Një mesazh që më shumë se kujdo, i vlen Ramës, i cili promovoi lidhjen e politikës me krimin në nivele të larta politike. Ja pse kryetari i ri i bashkisë  Durrës nuk duhet të jetë një beton-shitës,  por  beton- thyes. Deputetët dhe kryetarët e bashkive nuk duhet të jenë përzgjedhje individuale e spontane e Ramës, por përzgjedhje me alternativa konkuruese e qytetarëve. Ky është një aspekt i rëndësishëm i demokracisë funksionale. Ministrat, deputetët  apo kryetarët e bashkive nuk duhet të jenë miq dhe shërbyes të të fortëve, por  shërbëtorë  të përulur të qytetarëve. Deputetë dhe ministra nuk duhet të jenë përzgjedhje e oligarkëve dhe të fortëve, por individë me integritet dhe reputacion të lartë publik. Ministrat nuk duhet të bëjnë turizëm “kulturor” nëpër botë me fituesit abuzivë  të partneriteve publike private preferenciale dhe as nuk duhet të bëjnë aleanca kriminale vota-vjedhëse me djem  problematikë, që shkaktojnë “tërmete elektorale”. “Rilindja” është kalbëzuar nga tolerimi dhe promovimi i krimit në politikë.  Padija, papërgjegjshmëria arroganca dhe babëzia, korrupsioni dhe kapja e shtetit po i detyrojnë shqiptarët ta braktisin vendin. “Rilindja” nuk është PS, por një pjesë e kalbëzuar e saj. Sa më shumë ata tremben për fatin e tyre, aq më shumë keq-përdorin socialistët e thjeshtë. Kjo situatë tragjiko-komike duhet të përfundojë sa më parë.

NOA