Prof. Dr. Arben Malaj: Politika ju vjedh kauzën, mos vrisni shpresën!

455
Sigal

Podiumi i TK nuk mund të keqpërdoret për asnjë përfitim politik nga asnjë parti politike. Artistët i kam mbështetur publikisht që në fillim. Ju kam thënë, se kam frikë se mos politika ju vjedh kauzën. Asnjë grupim artist majtas apo djathtas nuk mund dhe nuk duhet lejuar të përdoret për nënshkrime politike në podiumin e TK. Asnjë politikan nuk duhet të flas për përfitime politike nga i njëjti podium që në gjithë historinë e TK kanë inspiruar publikun plejada e ndritur e artistëve tanë. Tani që, publiku mbështeti artistët, duhet që të mos lejojmë asnjë politikan të bëj politike brenda TK dhe në podiumin e tij, asnjë parti politike nuk duhet lejuar të nënshkruajë marrëveshje politike. Një mesazh publik për Opozitën: Mos e vrisni shpresën e krijuar tek opinioni publik nga lëvizja edhe për TK, se ky vend mund të bëhet sepse me shumë njerëz fillojnë të besojnë se ky vend mund të bëhet. Të nderuar artistë të mbrojtjes së TK, duke nënshkruar një marrëveshje me këdo politike brenda ndërtesës së TK dhe aq më shumë në podiumin e tij ju rrezikoni të vrisni misionin për të rritur ndërgjegjësimin dhe përkushtimin për rritjen e demokracisë funksionale. Nuk duhet që partitë politike në opozitë apo maxhorancës, t’ju ofrojnë marrëveshje parafabrikat, por duhet vetëm që komuniteti i artisteve të iniciojë një marrëveshje që partitë politike, deputetët duhet ta nënshkruajnë dhe miratojnë. Çdo marrëveshje duhet të ketë në thelbin e saj vizionin, reformat dhe investimet e afatgjata për ta ruajtur si gjënë më të shtrenjtë, kulturën tonë kombëtare.

Propozimi publik

Bëheni publike këtë draft dokument që do të nënshkruani. Krijoni akses publik që të gjithë ta njohin dhe të kontribuojnë. Ju kërkoni personaliteteve të artit e shkencës, studentëve, të gjitha partive politike, shoqatave të biznesit që brenda 30 – 60 ditëve të japin kontributet e tyre. Për draft dokumentin ftohen të japin kontribute të gjithë artistët dhe shqiptarët brenda dhe jashtë vendit. Mos i paragjykoni dhe mos pengoni asnjë të bëhet pjesë e sfidës tonë për kulturën në veçanti dhe demokracinë në tërësi. Mos e nënshkruani sot atë marrëveshje spontane. Mos e vrisni në thelb kauzën tuaj fisnike. Mos i vrisni në shpirt mbështetësi tuaj. Mos e nënshkruani sot dhe vetëm me PD. Mos paragjykoni asnjë opozitarë të thjeshtë, në çdo nivel të shoqërisë shqiptare, administratës publike dhe nivel politik deri edhe deputetë dhe ministra. Sfida e thelbit të çështjes tuaj ka filluar 180 ditë më parë.