Prof.Dr. Arben Malaj: Lavdia e sponzorizuar e hajdutëve publikë

166
Sigal

Ky nuk është një reagim për emra por për një fenomen kërcënues mbi të ardhmen e shqiptarëve. Është e turpshme, cinike, pa përgjegjësi jo vetëm personale që ditën e luftës kundër korrupsionit dhe mesazheve të qarta dhe te forta të presidentit Biden dhe liderve evropianë – flamurin anti korrupsion ta valvitin “gëzueshëm” Balla &Ahmetaj. Në periudhën e “lavdisë së sponsorizuar” të Ballës si kryetar i Grupit Parlamentare të PS së “rilindur” dhe si Sekretar i Përgjithshëm i saj – arriti kulmi i kriminalizmi i përfaqësuesve të saj politikë. Ndërsa shkalla e vjedhjes së taksave nëpërmjet “novacionesh” hajdute të PPP – preferenciale dhe oligarkike, pa studime dhe pa konkurencë, – arriti kulmin në periudhën e Ahmetaj. Ky rezulton jo vetëm hajdut, por edhe gënjeshtar publik  për fshehjen e gjobave dhe borxhet e rënda që u janë shtuar taksapaguesve të varfër shqiptarë. Kjo simbiozë midis politikanëve të korruptuar dhe të kapur nga krimi me oligarkët në ekonomi dhe kriminelët e sponsorizuar në politikë,  është tragjedia më e madhe për çdo parti politike dhe çdo popull. Mesazhi i qartë, i fortë i drejtëpërdrejtë për këdo hajdut dhe abuzues me mandatet publike për fitime individuale, politiike dhe ose financiare që të marrin dënimin e merituar politik dhe penal, ju drejtohet pikërisht përfaqësueve të tyre më tipikë në abuzimin me pushtetet e tyre politike, për pasurim kriminal në kurriz të taksapaguesve të varfër shqiptarë në disa gjenerata.