Prof.Dr.Agim Hushi: Shqiptarët po gënjehen natë e ditë pa pikë turpi dhe po mashtrohen me vetëdije kriminale

58

 

Prof.Dr.Agim Hushi: Shqiptarët po gënjehen natë e ditë pa pikë turpi dhe po mashtrohen me vetëdije kriminale.Atherë përse të mbajmë një hajdut orator pafundësisht mbi krye, se flet bukur , ndërko që po jep me PPP veprat e ndërtuara në kohën e Enverit.

Agim Hushi, Mjeshtër i Madh

Dua të flasim hapur dhe të mirëkuptohem me ju miq!

Unë s’jam kundër bindjeve tuaja dhe nuk më shqetëson fare se më kë parti jeni, kujt force politike i përkisni në këto ditë të nxehta politike! Por ju lutem mos u mërzisni as ju, aq më pak të më atakoni se kujt i besoj unë më shumë, për cilin mendoj unë se kush duhet ta udhëheqë Shqipërinë!

Po e filloj….

Kush më shumë se Enver Hoxha i dha Shqipërisë? Ndërtoi rrugë, diga, kantiere, hidrocentrale , fabrika, kooperativa, shkolla, spitale. Ngriti ushtrinë dhe elektrifikoi vendin!  Ngriti shtëpia për tërmetin! Çoi spitalet në zonat më të humbura të vendit.  Ngriti mjekësinë dhe arsimin falas. Siguroi punësim dhe pensione për të gjithë! Por izoloi Shqipërinë.  Shpiku luftën e klasave dhe e degdisi popullin në burg!  Solli një varfëri të llahtarshme! Një rregjim antipopullor dhe iku me turp!  Me një fund diktatori dhe mori urrejtjen, përbuzjen popullore! Akoma nuk kemi vënë mend ne se nuk mund të mbështetemi më mbi një tjetër politikan të dështuar! Edi Rama po bën rrugë, spitale, shkolla,  lulishte, sheshe, po ngren shtëpi për tërmetin, stacione elektrike, por ka sjellë zi, ka boshatisur kombin çdo ditë. Njerëzit po ikin masivisht, po lenë atdheun! Borxhi shtetëror ia ka kaluar çdo qeverie.  Qeveria po paguan nga paratë e popullit miliona lekë të humbura nëpër gjygje ndërkombëtare! Dhe gënjehet! Gënjehet natë e ditë pa pikë turpi! Mashtrohet populli me vetedije kriminale! Vjedhjet dhe mashtrimet shtetërore janë në kulmet e tyre. Korrupsioni ka marrë përmasa galopante, duke zënë nga vendet e para në botë! Përse? Përse, o njerëz! Përse këtë Enverin e dytë duhet ta mbajmë mbi krye, e ashtu siç kërkonte Diktatori: pafundësisht! Përse fituam Demokracinë, që mos ta përdorim kurrë? Që të mbajmë një hajdut orator pafundësisht mbi krye se flet bukur! Se i ka hedhur trutë e gomarit njerëzve për t’u larguar  nga pushteti vetëm kur t’i vijë vdekja natyrale, tamam si Diktatori! Miq më gjykoni si të doni, por unë e kam vendosur të gjykoj i qetë, si qytetar i lirë dhe me paanësi! Partia ime është Liria Ime! Partia ime është vullneti i lirë! Partia ime nuk janë mashtruesit e regjur me pushtet të pafundëm! Partia ime nuk janë Diktatorët! Partia ime është Shqipëria Demokratike!