Prof. Artan Fuga: Mos ketë frikë kush se rinia do rikthimin e telave me gjemba! Ajo do liri që nuk ja kemi dhënë dot!

216

Ajo firmë nuk ka asgjë të bëjë me lirinë e fjalës, me dialogun e lirë mes qytetarëve. Nuk mund të vendosësh me ligj se çfarë idesh dhe kujtimesh qarkullojnë mbi të kaluarën komuniste, naziste, fashiste, monarkiste, demokratike të historisë të Shqipërisë.

Sigal

Sa keq dhe sa trishtim ndjeva kur pashë të dielën zotin Lulzim Basha që firmoste në shesh një ide që e konsideroj si inerci e luftës së ftohtë dhe e mendësive të vitit 90 : Midis të tjerave firmoste që për të kaluarën totalitare duhet me ligj të ndalohet çdo debat i lirë, çdo shprehje e lirë mendimesh, përvojash, përjetimesh!

Ajo firmë nuk ka asgjë të bëjë me lirinë e fjalës, me dialogun e lirë mes qytetarëve. Nuk mund të vendosësh me ligj se çfarë idesh dhe kujtimesh qarkullojnë mbi të kaluarën komuniste, naziste, fashiste, monarkiste, demokratike të historisë të Shqipërisë.

Tjetër është shprehja e ideve raciste, naziste, fashiste dhe staliniste sot, dhe tjetër janë kujtimet dhe përvojat e shtresave të ndryshme të popullsisë për anë të ndryshme të shoqërisë së shkuar totalitare te ne!

Nëse elitat intelektuale dhe artistike nuk janë në gjendje të edukojnë masat dhe rininë me kulturën demokratike, nëse dështojnë në këtë mision, më mirë të largohen dhe t’ja lënë vendin një brezi të ri intelektualësh!

Ngatërrimi mes tyre krijon konfuzion!

Tjetër janë kujtimet ose analizat dhe tjetër është nostalgjia për të shkuarën!

Tjetër janë kujtimet dhe mbresat dhe tjetër, krejt tjetër nostalgjia! Nuk njoh njeri në Shqipëri, sidomos të ri, apo të re, që të ketë nostalgji për telat me gjemba, për rrëmbimin e pronës të familjes, për gjithçka që rëndonte mbi liritë qytetare!

Unë e kam ditur se në partinë demokratike ka pasur një tharm lirie dhe liberal! Por, isha në zhgënjim atë mëngjes të diele!!!

Padyshim që shoqëria jonë duhet të ndahet vendosmërisht nga përvojat e trishta të stalinizmit që e rrënoi Shqipërinë, nga dhuna, shkelja e lirive njerëzore, dënimet politike, persekutimet, e gjithçka që bëri tragjike jetën e një populli.

Por, idetë, mendimet, kujtimet, përvojat, bindjet nuk ndalohen me ligj. Aq më shumë të bëjmë histori dhe tekste historie mbështetur nën dhunën e ligjit!

As edukimit demokratik nuk do t’i shërbente kjo gjë. Botëkuptimi demokratik është superior ndaj atij totalitar dhe në gjendje debati lirie fiton dhe ka fituar sigurisht mbi të.

Kush e dyshon këtë? Unë kurrë!

Censura e ligjit mbi debatin e lirë firmosur atë mëngjes më kujton nenin 55 të agjitacion dhe propagandës!

Na japin shembullin e denazifikimit gjerman! Paralelizëm historik krejt i pagjetur. Asnjë përvojë historike nuk i ngjan tjetrës! Lexojeni more Hanah Arendtin, Jurgen Habermasin, Rajmond Aronin, Paul Ricoeur, etj. se nuk kanë qenë budallenj!

Nëse elitat intelektuale dhe artistike nuk janë në gjendje të edukojnë masat dhe rininë me kulturën demokratike, nëse dështojnë në këtë mision, më mirë të largohen dhe t’ja lënë vendin një brezi të ri intelektualësh!

Unë si profesor komunikimi nuk mundem të pranoj që në vend të dialogut të lirë të kemi një censurë mbështetur në ligj, qofshin edhe mendimet më absurde të kujtdo nuk do të pranoja kurrë të censuroheshin.

Ndjesë është konflikt interesi, mund të jetë e vlefshme në politikë por jo në deontologjinë e komunikimit!

Sa trishtim ndjeva kur zoti Lulzim Basha nënshkroi një propozim për një ligj censurues ndaj debatit të lirë të ideve!

Se kështu vazhdojmë edhe më tej, dënojmë me ligj kush merr pjesë në aktivitetet e Foltores, atë që voton pro partisë socialiste, atë që mendon se partia demokratike duhet të reformohet, e vazhdojmë me dënime, përjashtime, zbulim grupesh armiqësore, vazhdojmë me qysqira, me dajak, me gaz lotësjellës!

Hiqeni dhunën nga debati i lirë! Kjo është antitotalitarizëm!

Cfarë mosbesimi ndaj njerëzve që nënkuptohet sikur duan të kthejnë kampet e përqendrimit dhe telat me gjemba, ndërkohë që rinia përtej paragjykimeve për të aspiron një liri dhe drejtësi sociale që trragjikisht nuk e ka ende!

Ndjesë!