Prof. Arben Malaj: Liderët që shiten tek oligarkët, që pasurohen nga kapja e shtetit

279
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Prapambetja demokratike dhe kapja e shtetit, vlerësohen dy pengesat e mëdha që po vrasin të tashmen dhe  të ardhmen e popujve të Ballkanit Perëndimor. BE do të mbetet prioritet strategjik i vendeve të Ballkanit Perëndimor, por anëtarësimi në BE, nuk është “shkopi magjik” i kurimit dhe shërimit të sëmundjeve tona shtet-formuese nqs, vetë pacientët nuk bëhen pjesë e rëndësishme kontribuese e shërimit.

Aq më pak, nuk janë “fat i rënë nga qielli”,  “të dërguar të zotit” dhe as “vetë Zoti” , liderët që bien viktima të babëzisë për pushtet abuziv, ekonomike e politike deri sa, vetë shiten tek oligarkët që pasurohen nga kapja e shtetit, duke e  varfëruar përherë e  më shumë jo vetëm  qeverisjen. Në dilema të tilla shpesh studuesit shtrojnë pyetjen:  “A janë këta liderë Mesiah apo qenie “vrastare” të shpresës dhe ardhmes të fshehur pas fasadave vetdeklaruese si kampionë të demokracisë?  Në artikull apelohet  se: “Shoqëria civile në rajon, ka paralajmëruar shpesh se, korniza ekzistuese e negociatave për sundimin e ligjit, ishte joefektive, kur bëhej fjalë për të trajtuar çështjet e kapjes së shtetit dhe prapambetjes demokratike në Ballkanin Perëndimor.”