Procesi i monitorimit të zgjedhjeve të 23 qershorit nga OSBE/ODIHR

443
Sigal

Një raport përfundimtar për vëzhgimin e gjithë procesit zgjedhor do të lëshohet rreth tetë javë pas përfundimit të misionit të vëzhgimit

Pas një ftesë zyrtare nga Misioni i Përhershëm i OSBE-së në Shqipëri dhe bazuar në gjetjet dhe konkluzionet e Misionit për Vlerësimin e Nevojave të OSBE/ODIHR, OSBE/ODIHR po dërgon një mision vëzhgimi të zgjedhjeve (MVZ) për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013.

Vëzhgim afatgjatë

Misioni i vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE / ODIHR-it, i kryesuar nga Conny B. McCormack, filloi punën e tij më 13 maj. MVZ ka një ekip bërthamë prej 15 vetash ndërkombëtarë që vinë nga 14 Shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së bazuar në zyrën qendrore në Tiranë. Tridhjetë vëzhguesit afatgjatë kanë mbërritur në vend me 19 maj dhe janë ndarë në dy ekipe gjatë gjithë misionit. Misioni do të vlerësojë zgjedhjet për përputhshmërinë me angazhimet e OSBE-së dhe standardet e tjera ndërkombëtare për zgjedhje demokratike, si edhe me legjislacionin kombëtar. Vëzhguesit do të ndjekin aktivitetet e fushatës, punën e administratës zgjedhore dhe të organeve përkatëse shtetërore, futjen e teknologjive të reja zgjedhore, zbatimin e kornizës legjislative, dhe zgjidhjen e kontestimeve zgjedhore. Si pjesë e vëzhgimit, MVZ-ja do të kryejë edhe monitorim të plotë të mediave.

Dita e zgjedhjeve

OSBE / ODIHR do të kërkojë 400 vëzhgues afatshkurtër që do të vendosen menjëherë para zgjedhjeve të 23 qershorit. Vëzhguesit afatshkurtër do të vendosen në të gjithë vendin në dy ekipe shumëkombëshe për të monitoruar hapjen e qendrave të votimit, votimin, numërimin e votave dhe nxjerrjen e rezultateve. Ditën pas zgjedhjeve, OSBE / ODIHR-i do të lëshojë një deklaratë të konstatimeve dhe përfundimeve paraprake në një konferencë shtypi. Një raport përfundimtar për vëzhgimin e gjithë procesit zgjedhor do të lëshohet rreth tetë javë pas përfundimit të misionit të vëzhgimit.

Zgjedhjet e mëparshme

ODIHR ka vëzhguar nëntë zgjedhje dhe një referendum në Shqipëri që nga viti 1996, më së fundi kanë qenë zgjedhjet vendore të vitit 2011 që u monitoruan.

KOMISIONI I LICENCIMIT TË NDËRMJETËSVE GATI PËR NGRITJEN E DHOMËS KOMBËTARE TË NDËRMJETËSVE

Në përputhje me ligjin nr. 10385, datë 24.02.2011 “Për ndërmjetësimin dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve” dhe VKM nr.44, datë 08.06.2011 “Për krijimin dhe mënyrën e organizmit dhe funksionimit t Komisionit të Licencimit të Ndërmjetësve” u mblodh Komisioni i Licencimit të Ndërmjetësve me qëllim konstituimin e këtij organi, pas ndryshimeve ligjore të ardhura si pasojë e urdhrit nr.213 si dhe dorëheqjes së njërit prej anëtarëve të tij. Anëtarët e komisionit nga propozimet e ardhura nga EURALIUS dhe USAID kanë përzgjedhur si anëtar të Komisionit të Licencimit të Ndërmjetësve zj. Ersida Sefa, e cila është thirrur të marrë pjesë në mbledhjen e komisionit. Komisioni pas konstituimit dhe përzgjedhjes së organeve të tij, kryetarit dhe sekretarit vendosi:

Me qëllimi ngritjen e Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve, personat e licencuar nga Komisioni duhet të regjistrojnë brenda 1 muaji nga publikimi i këtij njoftimi në sitin zyrtar të Ministrisë së Drejtësisë licencën e tyre pranë organeve tatimore dhe të paraqesin pranë Ministrisë së Drejtësisë vërtetimin përkatës të regjistrimit nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit në përputhje me legjislacionin në fuqi me qëllim që licenca e tyre të jetë aktive dhe të jenë subjekte pjesëmarrëse në votimin për krijimin e Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve.

Mbledhja për krijimin e Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve do të mbahet në datën 7 korrik 2013 në mjediset e Ministrisë së Drejtësisë në orën 10.00.

Mospranimin, nga data 28.06.2013, të depozitimit në Ministrinë e Drejtësisë, të kërkesave të reja nga kandidatë për licencimin si ndërmjetës. Ky vendim mbështetet në nenin 7 të Kodit të Procedurave Administrative. Komisioni vlerëson se ecuria e procesit të ngritjes së Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve dhe për pasojë zhvillimi normal i ndërmjetësimit po rrezikohet nga numri i konsiderueshëm i kërkesave të depozituara në Ministrinë e Drejtësisë si dhe numri i madh i subjekteve të licencuar deri në datën e këtij vendimi. Dispozita tranzitore e parashikuar në pikën 2 të Kreut V të VKM nr. 414 të sipërpërmendur ka parashikuar licencimin e ndërmjetësve nga Komisioni i Licencimit të Ndërmjetësve vetëm në atë masë sa të jetë e mjaftueshme për të ngritur Dhomën Kombëtare të Ndërmjetësve dhe në asnjë rast si një dispozitë afatgjatë për licencimin e ndërmjetësve siç është kthyer aktualisht.”.

BANKA BOTËRORE: SHQIPTARËT PAGUAJNË 60% TË SHPENZIMEVE MJEKËSORE NGA XHEPI I TYRE

Banka Botërore ka publikuar kohët e fundit dy raporte për arsimin dhe shëndetësinë. Përfundimet kanë qenë shkurtimisht këto: 57 % e të rinjve në Shqipëri janë analfabetë funksionale; dhe Shqiptarët paguajnë 60% të shpenzimeve mjekësore nga xhepi i tyre. A janë vërtetë 57 % e të rinjve shqiptarë analfabetë kjo është vështirë për tu besuar dhe vërtetuar, por kur thuhet se 60% e shqiptarëve i paguajnë vet shpenzimet mjekësore kjo besohet pa më të voglin dyshim dhe mbase shifra është akoma më e lartë. Të gjithë ne, në mos e kemi provuar vetë, kemi dëgjuar nga familjar apo të afërm se sa e vështirë është të mjekohesh në një spital shqiptar. Përveç kushteve fizike prapanike të spitaleve dhe gjendjes mjerane të aparaturave mjekësore,  qytetarët në të shumtën e rasteve i paguajnë të gjitha shpenzimet në spital vetë, duke filluar nga materialet më bazike (çarçafë e batanije) deri tek materialet mjekësore (fashë e gjilpëra). Pas të gjitha këtyre një qytetari i shtohet edhe një stres tjetër, përveç asaj më të rëndësishmes që sheh familjarin e tij në gjendje jo të shëndetshme, që është trajtimi dhe mbajtja me pelikula stafin mjekësor, që ky i fundit të kryej sa më mirë punën e tij. Punë që ai është i detyruar me ligj moral dhe mjekësor ta kryej. Edhe pse rritja e rrogave të infermierëve dhe mjekëve është trumbetuar me të madhe, korrupsioni nga këta vazhdon ende. Ryshfetet nisin që nga roja poshtë tek dera hyrëse e deri tek sanitarja, infermierja dhe mjeku. Situata është vërtetë kaotike, sepse në spitalet shqiptare më shumë infektohesh, sesa shërohesh. Ilaçet mungojnë, ndërkohë që brenda në ambientet e QSUT mund të gjesh që nga kafet e deri tek serviset e makinave. Drejtuesit e spitaleve janë partiakë e militantë të thekur, çka sjell edhe më shumë rritjen e korrupsionit. Duke mos lëne pa përmendur pastaj zonat e thella malore ku qendrat shëndetësore mungojnë, ndërsa shumë banorë duhet të ecin kilometra të tërë për të marrë shërbimin parësor. Është për të ardhur keq se si shërbimi publik parësor i një vendi është katandisur në një situatë të tillë ku edhe shpresat për përmirësim janë të vakëta.