Problemet dhe vonesat në trajnimin e komisionerëve, KQZ letër kryeministrit dhe ministrive

413
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri i ka dërguar një letër kryeministrisë, ministrive si dhe kryetarëve dhe prefektëve të qarqeve, ku ngre shqetësim për problemet me trajnimin e komisionereve dhe vonesat për dhënien e lejeve për komisionerët për trajnim.
Në letër, kreu i KQZ thekson se komisionerët nuk po paraqiten në detyrë, ndërkohë që afatet janë të limituara dhe respektimi i tyre kërkon përkushtim.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ngre shqetësimin për pengesat që po i shkaktohen komisonerëve zgjedhorë, të cilët janë në marrëdhënie pune. Pranë KQZ-së janë depozituar shqetësime lidhur me vonesat e lejeve për nëpunësit e emëruar si komisonerë zgjedhorë me vendim të KQZ-së.”- thuhet ndër të tjera në letrën e KQZ.

Gjithashtu në letër thuhet se: ‘Komisionerët të cilët nuk kanë marrë leje nga institucionet përkatëse nuk po paraqiten në detyrë. Për ketë shkak, KZAZ nuk po respektojnë orarin e punës të përcaktuar në Udhëzimin nr. 2 datë 25.02.200’.

KQZ thotë se nëse kjo situatë problematike e krijuar vijon rrezikohet organizimi i procesit zgjedhor.

“Nëse kjo situatë problematike e krijuar vetëm për 720 komisionerët e KZAZ-ve, vijon edhe për rreth 37 mijë komisionerët e KQV-ve dhe GNV-ve rrezikohet organizimi dhe administrimi i procesit zgjedhor të datës 25 qershor 2017”-thuhet ne letër.
Sigal