Pritje entuziaste për Berishën në Tropojë

241
Sigal

Disa qindra qytetarë të Tropojë i kanë rezervuar një pritje entuziaste ish-Kryeministrit Sali Berisha. Lideri historik i PD pritet që në orët e pasdites të zhvillojë “Foltoren” me demokratët e Tropojës, të cilët kanë zgjedhur ta presin me daulle dhe nën thirrjet “Berisha, Berisha”.

Pak më herët Berisha pati një takim në Has, ku gjithashtu u prit me entuziazëm, ndërsa ftoi demokratët që ti bashkohen Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit, duke u shprehur se PD do të kthehet në “shtëpinë e lirisë”.