Pritet të jetë kreu i SPAK, “belgu i rreptë” befason në seancën për prokurorin Dumani: Kjo është hera e parë që…

1144
Sigal

Theo Jacobs, vëzhgues i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), i cili gjatë zhvillimit të procesit të Vetting-ut u shqua për pyetjet sikletosëse që u drejtonte prokurorëve dhe gjyqtarëve, ka befasuar sot në seancën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK).

“Belgu” i rreptë ka shtangur të pranishmit në seancën e KPK-së, kur ka deklaruar se nuk kishte asnjë pyetje për prokurorin Altin Dumani.

“Kam marrë pjesë në 25 çështje dhe kjo është hera e parë që s’kam asnjë pyetje. Zoti Dumani qenka me fat”, u shpreh Jacobs.

Dumani është prokuror i Apelit për Krimet e Rënda dhe në listën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), u rendit i pari si prokuror i ardhshëm i Strukturës së Posaçme të Antikorrupsionit.

I pozicionuar në krye të listës së prokurorëve për aftësitë e larta profesionale, Dumani shihet si kandidati favorit për drejtimin e SPAK-ut.

Lidhur me seancën në KPK, Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurisë (ILDKPI), ka raportuar se Dumani ka bërë deklarim të saktë të pasurisë dhe se ka burime të ligjshme financiare.

Po ashtu, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ka konstatuar përshtatshmërinë e Dumanit për të vijuar detyrën.