“Prishja e njëanshme e kontratave nga qeveria, shqiptarët humbasin 2 mld në gjyqe”, Vasili: Ja 10 pyetjet që kam sot për SPAK

296
Sigal

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili përmes një deklarate për mediat i është rikthyer sot një çështjeje që daton në vitin 2017-të, kur ai ishte ministër Drejtësie. Vasili thotë se në atë kohë ai i ka dërguar një shkresë zyrtare kryeministrit Rama ku e vinte në dijeni se “ rrezikonim të humbisnim 2 miliardë në gjyqe të njëpasnjëshme për shkak të prishjes së njëanshme korruptive të kontratave nga qeveria, të cilat do të dëmtonin xhepat e shqiptarëve”. Ai sot ka listuar dhjetë pyetje për Prokurorinë e Posaçme Speciale për Krimin dhe Korrupsionin (SPAK) dhe kërkon që përgjegjësit të vihen para drejtësisë.
“Përgjegjësit përpara ligjit. Edi Rama përpara ligjit. Edi Rama përpara drejtësisë. Dëmi është aty”,- thotë Vasili.

DEKLARATA E PLOTË

Për pensionistët do të kishte një mbështetje financiare të jashtëzakonshme, për Statusin e Minatorit që nuk miratohet kurrë, apo të naftëtarëve që detyrohen të rrinë nëpër të nxehtë rrugëve për të protestuar vetëm se nuk i jepet asgjë. Vetëm e vetëm sepse këta banditë që janë në pushtet, duhet të bëjnë afera korruptive që bien mbi xhepat e shqiptarëve. Të kujt janë paratë? Janë paratë e këtyre? Jo janë paratë e shqiptarëve dhe nuk janë paratë personale të tyre. Këta nuk janë pronarë të buxhetit, por janë përdorues dhe administrues të parave tona. Pronarët e këtyre parave janë qytetarët dhe nga xhepat e qytetarëve duhet të paguhet nga fukarallëku i tyre i pikur pikërisht një biznemen italian.
Këtë çështje e kemi paralajmëruar për vite e vite me radhë. Në cilësinë e Ministrit të Drejtësisë, kam paralajmëruar që në 10 prill të vitit 2017, me shkresë zyrtare që disponohet gjërësisht nga mediat shqiptare dhe nga publiku shqiptar ku e lajmëroja kryeministrin e vendit në atë kohë, pra në cilësinë e ministrit, që rrezikonim të humbisnim 2 miliardë në gjyqe të njëpasnjëshme për shkak të prishjes së njëanshme korruptive të kontratave nga qeveria, të cilat do të dëmtonin xhepat e shqiptarëve. Në atë moment kur e njoftoja rreth 30 milion dollarë i kishim paguar, ndërkohë që rrezikonim me Beketin ashtu siç ndodhi dhe që do i paguajmë sot, rreth 70 milionë të tjera që do t’i paguanim kompanive të tjera. Pra shqiptarët, në vend që paratë e tyre të prodhojnë mirëqenie, punë publike, shërbime për ta, paguajnë për shkak të aferave korruptive të njëanshme të Edi Ramës që prish kontrata në njërin krah për të ndihmuar miqtë oligarkë në anën tjetër.
Është shumë e qartë që kemi të bëjmë me vepra korruptive shumë të rënda, me përgjegjësi të rënda penale. I kam bërë thirrje edhe një vit më parë pikërisht nga kjo foltore në 16 majin e vitit 2019, në momentin që kjo çështje po merrte pamje dhe po humbiste në shteti shqiptar dhe i kam kërkuar prokurorisë shqiptare dhe ja kërkoj sot SPAKU-ut. Sot kemi SPAK, një Prokurori të Posaçme Speciale për Krimin dhe Korrupsionin e nivelit më të lartë shtetëror, ja ku e kemi krimin haptas, po i përsëris sërisht të njëjtat pyetje Prokurorisë për të cilin ajo është mbuluar dhe për të cilin ne ndërtuam një sistem të ri drejtësie dhe nuk mund të ketë asnjë shqiptar, po aq më keq asnjë të huaj që të flasë për një drejtësi të re për sa kohë që mbyllen sytë në mënyrë kriminale nga prokuroria para aferave të tjera shumë të rënda, po i përsëris sërisht 10 pyetje që kanë të bëjnë me publikun dhe le të hapë veshët dhe sytë Prokuroria Shqiptare dhe le të përdorë ditët dhe minutat që ka përpara për të shpëtuar nga bashkëfajësia dhe bashkëpërgjegjësia me këtë qeveri sepse heshtja është bashkëfajësi.
1. Pse ka insistuar dhe nuk i ka bërë publike me kohë këto vendime qeveria shqiptare, këtë vendim, por edhe të tjera që ajo rrezikon ti humbasë në gjyqet me biznesmenët

2. Kush do ta paguajë këtë shumë marramendëse, pra kush do ta paguajë? Ne?
3. Cilat janë veprimet antiligjore të qeverisë të cilat çuan në këtë vendim shumë të rëndë?
4. Cila është përgjegjësia personale e Edi Ramës si kryeministër që ka patur dijeni për çështjen dhe veprimet që ka inkurajuar lidhur me të?
5. Cila është përgjegjësia e ekzekutivit individualisht që ka inkurajuar ministra, drejtorë të tjerë që lidhen me këtë çështje dhe deri tek specialisti më i thjeshtë?
6. Cilat janë përgjegjësit e prokurorisë në këtë proces për mos veprimet dhe heshtjen e saj?
7. Çfarë procesesh albitrazhi të tjera janë duke zhvilluar kundër qeverisë dhe sa shkon vlera e tyre? Pra çfarë tërmeti tjetër i pret publikun shqiptar dhe financat shqiptare?
8. Pse nuk u morë asnjë masë, asnjë drejtim mbas alarmit të ministrit të drejtësis në 10 prill të vitit 2017 mbi këtë tërmet financiar që po i vintë vendit dhe rrezikun e humbjes së miliardave të tëra nga financat publike.
9. Interesat e kujt janë favorizuar nga prishja e njëasnëshme ku shteti rrezikon të humbas qindra milion euro tjera?
10. Pse prokuroria shqiptare ende nuk ka filluar çështjen penle ndaj Edi Ramës, qeverisë dhe përgjegjësve individual një për një për shpërdorimin e detyrës me veprime dhe mos veprime të tyre që kanë sjell pasoja kolosale ndaj financave publike?
Të gjitha këto pyetje, të pa kapërcyshme, të pa evitushme, kërkojmë përgjigje. Ka vetëm një alternativ. Përgjegjësit përpara ligjit. Edi Rama përpara ligjit. Edi Rama përpara drejtësisë. Dëmi është aty.
Të nderuar qytetarë, vetëm sot do të dalin 120 miliardë lek apo 100 miliad $ nga xhepat tuaja. Do t’u vidhen xhepave tuaja për shkak të skemave korruptive të Edi Ramës . Prokurori është shansi i fundit për ty. Reflekto. Vërtet nesër do të jetë shumë vonë për ty dhe do të ndash bandën e të akuzuarit në mes teje dhe Edi Ramës. Faleminderit!