“Primaret”/ Mbi 51 mijë demokratë votuan deri në orën 17:00, mbyllet procesi në disa qendra

90
Sigal

Ora 18:00 ka shënuar mbylljen zyrtare të procesit të votimit për “Primaret” e Partisë Demokratike.

Anëtari i Kryesisë Arben Ristani tha në prononcim për mediat se deri në orën 17:00 mbi 51 mijë demokratë kanë dhënë votën e tyre.

Mësohet se qendrat e votimit në Bulqizë, Kurbin, Mallakastër, Fier ,Roskovec, Lushnje, Divjakë, Durrës, Librazhd, Përrenjas, Memaliaj, Korçë janë mbyllur ndërsa procesi vijon ende në Lezhë pasi ka ende anëtarë e simpatizantë që s’kanë dhënë verdiktin e tyre për kandidatët. Në Lezhë qendra e votimit do të jetë e hapur deri në orën 19:00. Në Mirditë, Kurbin e Laç pritet të nisë numërimi i votave.