Prezantohet zv.ambasadori i ri amerikan në Tiranë, Henry V. Jardine

593
Sigal

Z. Henry V. Jardine ka marrë funksionin e zëvendës/ambasadorit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Shqipëri. Në pozicionet e mëparshme ai ka punuar si Drejtor i Zyrës së Politikave Rajonale të Sigurisë në Byronë e Çështjeve që kanë të bëjnë me Azinë Lindore dhe Paqësorin (EAP/RSP); si Konsull i Përgjithshëm në Kalkutë, Indi; si Shefi i Menaxhimit në Chiang Mai, Tailandë; dhe në poste të tjera si oficer konsullor dhe politik në Bridgetovvn, Barbados dhe Dhaka, Bangladesh.  Përpara se të fillonte punën me Departamentin e Shtetit, z. Jardine ka qenë Kapiten i Ushtrisë së SHBA-ve dhe ka shërbyer si oficer drejtues në Batalionin e 2/327-të Këmbësorisë, në Divizionin e 101 të Parashutistëve (Sulme nga Ajri) dhe si Komandant Toge në Batalionin e 3/8-të Këmbësorisë, në Divizionin e 8-të të Këmbësorisë (të Mekanizuar).  Ai është diplomuar me rezultate të larta nga Kolegji Industrial i Forcave të Armatosura (ICAF), ku ka marre dhe gradën Master i Shkencave në Strategjinë e Burimeve Kombëtare. Studimet universitare ai i ka kryer në Universitetin e Georgetovvn, në Shkollën e Shërbimeve të Jashtme Edmund A. Vvalsh, ku dhe është diplomuar në Shkencat e Shërbimeve të Jashtme dhe ka qenë një oficer i dalluar në shkencat ushtarake, i diplomuar nga Korpusi i Përgatitjes së Oficerëve në Rezervë (ROTC).  Në çmimet që ai ka marrë përfshihen Çmimi i Lartë i Nderit akorduar nga Departamenti i Shtetit dhe disa Çmime Merite; Medalje Nderi nga Departamenti i Ushtrisë si dhe certifikata si Parashutist, Sulmues nga Ajri dhe Ekspert Këmbësorie.  Ai shoqërohet nga bashkëshortja, Kathleen Jardine dhe djali, Thomas Jardine.