Prezantimi i programit/ Kryemadhi : LSI e angazhuar për përjashtimin nga çdo taksë për familjet me të ardhura nën 35 mijë lek në muaj.

57
Sigal

Ne sot prezantojmë prioritetet e programit tonë, propozime të drejtpërdrejta ku nisur nga emergjenca për ndryshim brenda këtij programi Lëvizja Socialiste për Integrim ka hartuar politika specifike me efekt të shpejtë dhe të drejtpërdrejt për të krijuar mundësinë e punësimit të mirëpaguar dhe për të ulur koston e jetesës dhe sigurisht për të rritur standardin për jetën në familjet shqiptare.
Politikat tona prioritare janë reale dhe të detajuara, të cilat do të tregohen në programin tonë, i cili është tashmë i hartuar, është i qartë dhe do të jetë në shtëpinë e çdo shqiptari për ta lexuar dhe për ta ndjekur.
Gjithmonë ne kemi qenë prezent me programin tonë, me politikat tonë, të cilat kanë qenë të drejtpërdrejta dhe me efekt të drejtpërdrejt për ekonominë e familjeve shqiptare. Dhe ajo që është e vërtetë është se ne e mbajmë fjalën tonë dhe u gjendemi njerëzve pranë.

Punësimi dhe ekonomia janë prioritet për ne dhe të panegociueshme. Me punësimin e shqiptareve është abuzuar dhe gënjyer shume, besoj të gjithë e mbajnë mend premtimin e pa mbajtur të 300 mije vendeve të punës.
Punësimi për ne është jetik për të kthyer besimin tek rinia që ata të ndihen në Shqipëri si në shtëpinë e tyre.
Çlirimi i ekonomisë nga monopolet, ulja e taksave te larta qe po i marrin frymën ekonomisë dhe familjeve shqiptare, krijimin e zonave të lira ekonomike ku do të mbështesim drejt për së drejti krijimin e çdo vendi pune për të rinjtë dhe profesionistët do ta kthejnë Shqipërinë shtëpinë e investimeve.
Kemi rënë dakord për taksën e sheshtë 9%, por ne si Lëvizje Socialiste për Integrim angazhohemi për përjashtimin nga çdo taksë për çdo familje ose person me të ardhura nën 35 mijë lekë të reja në muaj.