Presidenti Trump akuzon OBSH-në për këshilla të gabuara

360
Sigal

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka sulmuar Organizatën Botërore të Shëndetit, ku e akuzon për nxjerrjen e këshillave të gabuara në fillimin e pandemisë së koronavirusit dhe për lidhje me Kinën.

“Për fat të mirë unë i kundërshtova këshillat e tyre për mbajtjen e kufijve tanë të hapur ndaj Kinës që në fillim. Pse ata na dhanë një rekomandim kaq të gabuar?”, shkruan Trump në një postim në Twitter.