Presidenti njofton për intervistë në orën 20:45

174
Sigal

Presidenti Ilir Meta do të jetë mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin e gazetarit Çim Peka në Syri TV. Kreu i shtetit do të flasë për çështjen e Aeroportit të Rinasit dhe gjobën 110 milionë euro ndaj Shqipërisë.

“Të dashur miq, sot në ora 20:45 ju ftoj të më ndiqni në Syri TV, në “Çim Peka Live”, përballë analistëve të nderuar Andi Bejtja dhe Armand Shkullaku, për t’iu përgjigjur çdo pyetje të tyre për çështjen e aeroportit, gjobitjes së Shqipërisë me 110 milion euro, referendumit historik të 25 prillit dhe shumë çështje të tjera të aktualitetit. Sy për sy, flakë për flakë!”,- shprehet Kreu i Shtetit në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale.