Presidenti Nishani: SHBA përkrah Shqipërinë për të qenë pjesë e BE-së

452
Sigal

Gazeta Telegraf/

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani mori pjesë sot në mesditë në
ceremoninë solemne me rastin e 25-vjetorit të rihapjes së Ambasadës së Shteteve
të Bashkuara në Tiranë.

Në ceremoni ishin
të pranishëm Ambasadorët Donald Lu dhe Christopher Hill, Ambasadori i
Republikës Italiane Cutillo, ish-presidentët Berisha dhe Moisiu, Kryetari i
Kuvendit Ilir Meta, nënkryetarët Leskaj dhe Idrizi, deputetë dhe diplomatë,
kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ish-Ministri i Jashtëm Muhamet Kapllani dhe
punonjës të Ambasadës amerikane, që ndoqën ngritjen e njërit prej flamujve
origjinalë të vitit 1991 nga marinsat dhe ekzekutimin e himneve kombëtare.

Kreu i Shtetit
shqiptar, i cili ndau edhe kujtimet personale lidhur me marrëdhëniet e hershme
të tij me Ambasadën dhe kohës së studimeve në Shtetet e Bashkuara, iu drejtua
të pranishmëve të shumtë duke përshëndetur këtë ngjarje historike për dy vendet
tashmë aleate dhe partnere strategjike.