Presidenti Nishani merr pjesё nё ceremoninë e hapjes sё Forumit Alpbach 2014

748
Sigal

Presidenti i Republikёs Bujar Nishani mori pjesё nё Seancёn e hapjes sё bisedimeve politike tё Forumit Evropian Alpbach 2014, i cili zhvillon punimet nё Qendrёn e Konferencave Alpbach. Nё kёtё Sesion me temё ‘Politika nё udhёkryq” ishin tё pranishёm personalitete tё larta politike austriake, nga Bashkimi Evropian, nga vende anёtare tё Bashkimit Evropian dhe nga Evropa Juglindore, pёrfaqёsues tё medias dhe tё rinj tё ardhur nga vende tё ndryshme tё Europёs. Tё pranishmit i pёrshëndeti Pёrfaqёsuesja e Lartё e Bashkimit Evropian pёr Politikёn e Jashtme dhe Sigurinё, Baronesha Catherine Ashton, Presidenti Federal i Austrisё Heinz Fischer dhe Presidenti i Forumit Alpbach, Dr. Franz Fischler. Presidenti Nishani do tё mbajё fjalёnn e tij nesёr nё panelin “Nga Pajtimi nё integrim: Kontributi i rinisё pёr njё tё ardhme tё pёrbashkёt”.