Presidenti Meta viziton selinë e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal në Sarajevë

475
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta sot, mori pjesë  në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Europës Juglindore (SEECP), i cili u mbajt në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve të vendeve të Europës Juglindore.

Pas këtij samiti ai vizitoi selinë e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal në Sarajevë, duke u bërë presdienti i parë shqiptar që e viziton këtë seli.

Përmes një postimi në Facebook, Meta falenderon ish-ministren e Integrimit, Majlinda Bregun e cila është sekretare e përgjithshme në Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal. Meta shprehet se ka bërë një punë të shkëlqyer për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe përshpëjtimin e proceseve integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ja postimi i plotë:

Kënaqësi të jem Presidenti i parë shqiptar që vizitoj selinë e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal në Sarajevë, e njëkohësisht të bisedoj me shqiptaren e parë në krye të kësaj organizate të rëndësishme znj.Majlinda Bregu, e cila po bën një punë të shkëlqyer për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe përshpëjtimin e proceseve integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Image may contain: 4 people, people smiling, people standing, suit and indoor

Image may contain: 7 people, people sitting, table and indoor