Presidenti Meta viziton Katedralen e “Shën Pjetrit Apostull” në Tivar

663
Sigal

Presidenti i vendit Ilir Meta ka vijuar me vizitën e tij zyrtare në Malin e Zi, teksa pak më parë ka vizituar edhe Katedralen e mrekullueshme të “Shën Pjetrit Apostull”.

Presidenti Meta është shprehur se ka mbetur i impresionuar nga ajo çfarë ka parë, teksa ka përgëzuar Dom Kelmend Spaçin dhe motrën Luljana Marku për përkushtimin ndaj besimtarëve.

Statusi i plotë i Presidentit Ilir Meta:

I impresionuar nga vizita në Katedralen e mrekullueshme të “Shën Pjetrit Apostull” në qytetin historik të Tivarit, ndërtuar edhe falë bujarisë së diasporës sonë dhe punës së jashtëzakonshme të mjeshtrave të arkitekturës, pikturës, skulpturës e punimit të gurit, të ardhur nga të gjitha trojet shqiptare. Përgëzova Dom Kelmend Spaçin dhe motrën Luljana Marku për përkushtimin ndaj besimtarëve dhe i falënderova për mikpritjen e ngrohtë. ??