Presidenti Meta uron Papën në ditën e emrit: Faleminderit Ati i Shenjtë për inkurajimin që na transmetoni në këtë periudhë kaq të vështirë për të jetuar

377
Sigal

Përmes një postimi në facebook, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ka drejtuar një mesazh urimi Papa Franceskut ll, i cili feston ditën e emrit.

Ditën e sotme, Kisha Katolike kremton festën e Shën Gjergjit dhe Papa ka festën e emrit pasi ai emrin e vërtetë e ka Jorge Mario Bergoglio me të cilin është pagëzuar.

Mesazhi i plotë i Presidenti Meta

SHQIP I Shenjtëria Juaj,

Sot mё 23 prill Kisha Katolike kremton festën e Shën Gjergjit martir e Ju Shenjtёri, qё nё pagёzim keni marr emrin Jorge (Gjergj), kremtoni ditёn e emrit.

Edhe dita e djeshme ishte e rёndёsishme pёr Ju pasi më 22 prill të vitit 1973 keni bёrё kushtet e përjetshme në jetën rregulltare, jeni bërë pёrfundimisht jezuit, pas njё rrugёtimi tё nisur më 11 mars të vitit 1958.

Shenjtёria Juaj, fjalët inkujaruese, plot shpresё e vёllazёrim pёr besimtarё e jo besimtarё, në rrethanat e vështira të kohёs sё koronavirusit qё Ju çdo ditё i transmetoni njerёzimit, gjatёs Meshёs qё kremtoni çdo mёngjes nё Shёn Martё, nё Vatikan, janё posaçёrisht domethёnёse pёr tё gjithё nё pёrballimin e pandemisё me guxim e solidaritet.

Sot, nё pёrkujtimin e Shёn Gjergjit, urime tё sinqerta e tё pёrzemёrta pёr Ditёn e emrit tuaj, Jorge.

Faleminderit Ati i Shenjtë për urtësinë dhe inkurajimin që na transmetoni në këtë periudhë kaq të vështirë për t’u jetuar dhe për t’u kuptuar.
Shenjtёri, ju shoqёrojmё me lutje e mirёnjohje pёr gjithçka bёni edhe pёr popullin shqiptar.