Presidenti Meta: Të mbështesim rininë për të ndalur shpopullimin e Shqipërisë (VIDEO)

188
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë për të diskutuar mbi problemet kryesore me të cilat përballen ata sot.

Presidenti shprehet se të rinjve duhet t’u jepet çdo mundësi për të ndërtuar jetën e tyre këtu dhe të jenë pjesë e vendimmarrjes.

“E gjithë koha dhe vëmendja jonë duhet të jetë e fokusuar tek të rinjtë. Studentët duhet të dëgjohen, t’u jepet çdo shans dhe t’u krijohet çdo mundësi.  Të rinjtë meritojnë të jenë pjesë e vendimmarrjes në çdo nivel. Të mbështesim rininë për të ndalur shpopullimin e Shqipërisë!”,- shkruan kreu i shtetit në një mesazh në Facebook.