Presidenti Meta takon Kardinalin Troshani: Mbështetje misionit tuaj për paqe

528
Presidenti Meta priti dje në një takim Kardinalin Ernest Simoni (Troshani). Gjatë bisedës Meta e uroi Kardinal Simonin për përmbushjen me sukses të misionit papnor si i dërguar i jashtëzakonshëm dhe kryesues i liturgjisë së shenjtë në ceremoninë e shugurimit të Katedrales “Shën Tereza” në Prishtinë. Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë dhe shprehu sërish mirënjohjen për urimin e Papa Françeskut me rastin e zgjedhjes së tij President. Duke u ndalur veçanërisht në rolin e posaçëm të Kardinalit Simon për forcimin e besimit, paqes, vëllazërisë, begatisë e dashurisë mes shqiptarëve, Meta e siguroi për mbështetjen në misionin e tij të shenjtë në shërbim të Zotit dhe të kombit shqiptar.
Sigal