Presidenti Meta takon ish-kryebashkiakun e Nju Jorkut, Rudy Giuliani

802
Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim në Presidencë, ish-kryebashkiakun e njohur të Nju Jorkut, Rudy Giuliani.
Rudy Giuliani, një emër mjaft me ndikim dhe popullaritet në SHBA ndodhet këto ditë në një vizitë në Shqipëri.
Në një foto të publikuar me ish-kryebashkiakun në Facebook, Presidenti Meta shkruan: “Kënaqësi e veçantë të takoja sot Rudy Giuliani, kryebashkiakun që ka lënë më shumë gjurmë në qytetin e New York, i cili ndër të tjera më shprehu ndjenjat më pozitive për shqiptarët e New Yorku-t dhe të gjithë Amerikës”,- shkruan Presidenti.
Sigal