Presidenti Meta takon homologun bullgar: Besojmë tek mbështetja juaj për negociatat

427
Sigal

Presidenti Meta ka takuar homologun bullgar, Rumen Radev, ku bën me dije se ky i fundit do të vizitojë Tiranën javët e ardhshme.

Meta e ka falënderuar Radevin për ndihmat dhe solidaritetin që tregoi Bullgaria pas tërmetit të 26 nëntorit që shkaktoi në Shqipëri 51 viktima, qindra të plagosur dhe la mijëra pa shtëpi.

Po ashtu e falënderoi për mbështetjen që ka dhënë Bullgaria për çeljen e negociatave për Shqipërinë me BE duke u shprehur se beson ende tek mbështetja që shteti bullgar mund t’i japë Shqipërisë për çeljen e negociatave pranverën e këtij viti në Samitin e Zagrabit.

Në fund Meta ka bërë me dije se mes marrëdhënieve Shqipëri- Bullagari në qendër të bashkëpunimit duhet të jetë Korridori 8 dhe projektet nxitëse në të.

NJOFTIMI I PRESIDENCËS

Gjatë qëndrimit në Izrael, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta pati një takim me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

Kreu i Shtetit shqiptar e falenderoi Presidentin Radev për solidaritetin dhe ndihmën e ofruar nga autoritetet bullgare pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Presidenti Meta shprehu besimin se vizita e Presidentit Radev në Tiranë në javët e ardhshme do të konfimojë marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe popujve tanë.

Presidenti Meta vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për integrimin euroatlantik të vendit tonë, duke nënvizuar se “besojmë fuqishëm në qëndrimin mbështetës të Bullgarisë për çeljen e negociatave të pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, në Samitin e Zagrebit, në maj të këtij viti”.

Presidenti Meta dhe Presidenti Radev u dakordësuan se nxitja e projekteve për Korridorin 8 duhet të jetë në qendër të bashkëpunimit mes dy vendeve tona.