Presidenti Meta zhvillon takim me Nicolas Sarkozy: Shqipëria do të vazhdojë të mbështetet tek Franca

463
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur në një takim ditën e sotme në selinë e presidenvës ish presidentin e Francës, Nicolas Sarkozy.

“Kënaqësi të takoja sot ish-Presidentin e Republikës së Francës, z.Nicolas Sarkozy”, shprehet Meta.

“Duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale midis dy vendeve tona, shpreha mirënjohjen për mbështetjen e gjithanshme që Franca ka dhënë ndër vite, në proceset e integrimit euroatlantik të Shqipërisë.

Në rrugëtimin e saj europian, Shqipëria do të vazhdojë të mbështetet tek Franca”, shton më tej kreu i shtetit, Ilir Meta.