Presidenti Meta, takim me trajnerin kampion të volejbollit, Vangjel Kojën

489
Presidenti i Republikës Ilir Meta e ka nisur ditën sot me një personalitet të sportit shqiptar.
“Sot, – shkruan Meta krahas fotove, – me profesor Vangjel Kojën, trajnerin kampion të volejbollit tonë, për t’i uruar 85-vjetorin e ditëlindjes dhe për t’i shprehur mirënjohjen më të thellë për arritjet historike të volejbollit në të kaluarën.
Tradita e shkëlqyer në volejboll kërkon më shumë mbështetje për ta rikthyer këtë sport jo vetëm në pjesë të krenarisë kombëtare, por edhe duke përfshirë më shumë fëmijët e të rinjtë në këtë sport të bukur e me frymë ekipi.”


Sigal