Presidenti Meta: Sporti sjell dialogun që politika e ka të vështirë ta realizojë

433
Sigal

Kreu i Shtetit Ilir Meta mori pjesë në “Ditën Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe”, ku tha se sporti mund të bëjë shërbime ndaj paqes e dialogut të njerëzimit, “që politika mund ta ketë të vështirë t’i realizojë.

“Përpara olimpiadës së fundit të Koresë së Jugut e gjithë bota ishte në ankth për luftën e tretë botërore, dhe përplasja e parë gjithmonë pritej mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut. Mjaftoi një olimpiadë, një akt simbolik përmes sportit dhe situata ndryshoi shumë shpejt duke treguar që sporti mund të bëjë shërbime të tilla ndaj paqes, dialogut e njerëzimit që politika mund ta ketë të vështirë t’i realizojë. Sot jemi për të treguar që sporti nuk ka asnjë kufizim, mjafton pasioni e dëshira”, tha presidenti Meta.