Presidenti Meta: Sot pata kënaqësinë të vlerësoj me titullin “Mjeshtër i Madh”, Profesor Kastriot Çaushi,

261
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar sot me titullin “Mjeshtër i Madh, Profesor Kastriot Çaushi.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Meta shprehet se: Kinematografia dhe teatri shqiptar kanë nxjerrë ndër vite aktorë të shquar të cilët ia kushtuan jetën e tyre artit dhe publikut, por që fatkeqësisht edhe në ditët e fundit u bënë protagonistë realë të një tragjedie, indiferentizmi dhe përçmimi, duke u dhunuar në bulevard e shoqëruar me pranga në rajonet e Policisë.

Ja postimi i plotë

Sot pata kënaqësinë të vlerësoj me titullin “Mjeshtër i Madh”, një personalitet të shquar të kinematografisë shqiptare, Profesor Kastriot Çaushi, i cili ndër vite ka fituar zemrat dhe duartrokitjet e shqiptarëve përmes roleve të tij të mrekullueshme, që jo vetëm kanë reflektuar mjeshtërinë e tij të jashtëzakonshme artistike, por kanë transmetuar edhe mesazhe vlerash shoqërore, patriotizmi dhe virtytesh njerëzore.

I tillë është edhe portretizimi brilant që ai i bëri figurës së Heroit të Popullit, Vasil Laçit, në filmin ‘Plumba Perandorit’ të regjisorit të shquar Mevlan Shanaj.

Kinematografia dhe teatri shqiptar kanë nxjerrë ndër vite aktorë të shquar të cilët ia kushtuan jetën e tyre artit dhe publikut, por që fatkeqësisht edhe në ditët e fundit u bënë protagonistë realë të një tragjedie, indiferentizmi dhe përçmimi, duke u dhunuar në bulevard e shoqëruar me pranga në rajonet e Policisë.

Qytetet e Shqipërisë duhet të kenë më shumë teatro dhe kinema, dhe jo të shkatërrohen edhe ato pak që kemi trashëguar.

Shoqëria jonë ka një nevojë të madhe për tempuj kulture, që ushqejnë, edukojnë dhe frymëzojnë rininë shqiptare të ndjekë rrugën dhe misionin e artit dhe të njohë trashëgiminë tonë kulturore dhe kombëtare, për të ecur në gjurmët e artistëve dhe aktorëve të shquar, si Mjeshtri i Madh Kastriot Çaushi. 🇦🇱

Sot pata kënaqësinë të vlerësoj me titullin “Mjeshtër i Madh”, një personalitet të shquar të kinematografisë shqiptare,…

Gepostet von Ilir Meta am Mittwoch, 27. Mai 2020