Presidenti Meta: Shqipëria do të mbështesë përpjekjet e institucioneve të Kosovës për t’u riangazhuar në dialogun me Serbinë

473
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vlerëson se Shqipëria do të mbështesë përpjekjet e institucioneve të Kosovës për tu riangazhuar në dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Meta më tej e konsideron si një proces që normalizon plotësisht marrëdhëniet midis dy vendeve.

‘Shqipëria do të mbështesë përpjekjet e institucioneve të Kosovës për t’u riangazhuar në dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian. Një proces konstruktiv ka potencialin të prodhojë marrëveshjen përfundimtare, ligjërisht të detyrueshme, tërësore dhe të zbatueshme, që normalizon plotësisht marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe kontribuon për paqen, stabilitetin e perspektivën europiane të rajonit’-shkruan Meta.