Presidenti Meta shpërndan mesazhet e gazetarëve: Merrni pjesë në zgjedhje

202
Sigal

Preisdneti i Republikës, Ilir Meta ka publikuar video mesazhet e gazetarëve të terrenit në televizione, të cilët u bëjnë apel qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje, më datën 25 prill.

“Më 25 Prill, Ti vendos për të ardhmen tënde, të familjes dhe të Atdheut tonë të dashur! Mos e shit dinjitetin! Mbro me Votë Jetën, Lirinë dhe të Drejtat e Tua! Mbro Demokracinë!”,- shkruan Presidenti Meta krahas videos.

Mesazhi i plotë i Kreut të Shtetit: 

Më 25 Prill, Ti vendos për të ardhmen tënde, të familjes dhe të Atdheut tonë të dashur!
Mos e shit dinjitetin! Mbro me Votë Jetën, Lirinë dhe të Drejtat e Tua! Mbro Demokracinë!
Ju lutem shpërndajeni kudo këtë mesazh sensibilizues dhe shumë frymëzues të gazetarëve të terrenit drejtuar çdo qytetari të Republikës!