Presidenti Meta: Shkatërrimi brutal i Marrëveshjes së 5 Qershorit vetëdemaskim i “Rilindjes”

253
Sigal

Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka reaguar sërish ashpër në lidhje me miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Një ditë më parë u votua në Kuvend me 97 vota pro.

Në postimin e tij në “Facebook”, Meta paralajmëron se ky mur do të shembet nga tre milionë shqiptarë në zgjedhjet e 25 prillit. Ai shton se nëse do jetë e domosdoshme, ky mur do të rrëzohet edhe më parë se 25 prilli.

“Shkatërrimi brutal i Marrëveshjes së 5 Qershorit ishte vetëdemaskimi i “Rilindjes” si përfaqësuese e pakicës së pakicës apo thjesht oligarkisë dhe bandave.

Populli shqiptar do të jetë në lartësinë që e kërkon ky moment historik për rrëzimin e murit kriminal të “Rilindjes” që është vendosur nga dje në rrugën e integrimit europian.

Ky mur do shembet nga tre milion shqiptarë në 25 Prill, por edhe më parë nëse është e domosdoshme. Shqipëria e Para! ?? Shqipëria si gjithë Europa!”- shkruan Meta.