Presidenti Meta: Shembja e Teatrit, akt barbar i paamnistueshëm

86

Presidenti Ilir Meta ka falënderuar publikisht akademikun Emin Riza për reagimin kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Duke publikuar shkrimin e akademikut që dënonte aktin e shembjes, Presidenti Meta shprehet: “U jam shumë mirënjohës të gjithë specialistëve dhe ekspertëve, si Akademiku Emin Riza, të cilët me profesionalizëm, përkushtim por veçanërisht me dashurinë e pasionin e tyre për kulturën tonë kombëtare dhe trashëgiminë e pazëvendësueshme vazhdojnë të provojnë çdo ditë se shkatërrimi i Teatrit Kombëtar është një akt barbar dhe i programuar shkombëtarizues! Prandaj është i paamnistueshëm përgjithmonë!”.