Presidenti Meta: Qeveria ende në detyrë të dëgjojë zërin e të tërhiqet nga projekti që shkatërron trashëgiminë natyrore kombëtare

Ditën e sotme, Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm në sheshin ”Nënë Tereza”, ku mbështeti aktivistët dhe ambientalistët për mbrojtjen e lumit Vjosa.

“Qeveria ende në detyrë të dëgjojë zërin me shumë integritet të tyre dhe të komunitetit për t’u tërhequr urgjentisht nga çdo projekt arbitrar, që shkatërron këtë pasuri e trashëgimi natyrore kombëtare dhe europiane.”,- u shpreh Presidenti Meta në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociali.

Sigal

 

Mesazhi i i plotë nga Presidenti Ilir Meta:

Me shumë kënaqësi mbështeta sot nismën e mrekullueshme të aktivistëve mjedisorë për përgatitjen e një mesazhi sensibilizues ndërkombëtar për mbrojtjen e Vjosës nga çdo projekt shkatërrimtar dhe krijimin e Parkut Kombëtar përgjatë gjithë lumit duke përfshirë edhe degët e tij.

I përgëzova për mesazhin e mençur të vendosur në Sheshin kryesor të Tiranës “Nënë Tereza”, që shumë shpejt do të shfaqet edhe në shumë kryeqytete të Europës.

Mirënjohje të gjithë aktivistëve, akademikëve e shkencëtarëve vendas dhe të huaj, 36 organizatave mjedisore, autoriteteve të BE, si dhe aktorit të jashtëzakonshëm Leonardo DiCaprio, për ndërkombëtarizimin e kësaj kauze.

Qeveria ende në detyrë të dëgjojë zërin me shumë integritet të tyre dhe të komunitetit për t’u tërhequr urgjentisht nga çdo projekt arbitrar, që shkatërron këtë pasuri e trashëgimi natyrore kombëtare dhe europiane.

Ne, gjenerata e sotme, kemi detyrimin për të mbrojtur burimet dhe pasuritë tona natyrore, për të gjithë brezat e ardhshëm. E DUAM VJOSËN DHE DO TA MBROJMË!