Presidenti Meta publikon deklaratën e fortë të KiE : “Të parandalohet degradimi i standardeve demokratike të qeverisjes”

429
Sigal

Presidenti Ilir Meta reagon pasi Këshilli i Evropës miratoi udhëzimet ndaj qeverive si të mirëmbajnë ekuilibrat e demokracisë.

Teksa publikon deklaratën, Kreu i Shtetit shkruan se ky është një “angazhim që duhet mbështetur nga të gjithë që të parandalohet degradimi i standardeve demokratike të qeverisjes dhe shtetit të së drejtës”.

Komiteti i Ministrave ka miratuar sot një listë që synon të sigurojë se fituesit e zgjedhjeve mbështesin praktikat demokratike.

Lista e përpiluar nga Komisioni i Venecias, grupi i ekspertëve i Këshillit të Evropës  u jep udhëzime qeverive se si të mbajnë ekuilibrat e demokracisë, pavarësisht se çfarë lloj sistemi përdor ai vend.