Presidenti Meta priti në takim Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, z. Péter Szijjártó

472
Sigal

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta priti në takim Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, z. Péter Szijjártó.

Gjatë takimit, kreu i shteti vlerësoi marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, ndërsa çmoi mbështetjen e Budapestit zyrtar në procesin e integrimit të vendit në BE.

“Vlerësoj marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Hungarisë. Çmoj mbështetjen e sinqertë të Hungarisë në procesin e integrimit evropian. Me rëndësi zbatimi i të gjitha prioriteteve që kushtëzojnë një vendim pozitiv të Këshillit Evropian”, është shprehur Meta.

Sa i përket krizës politike në vend, Meta ka apeluar te palët, që të reflektojnë sa më parë për dialog dhe zgjidhjen e krizës

“Shqipëria të rikthehet në normalitetin e respektimit të shtetit ligjor. Çdo veprim drejt rrugës së paligjshmërisë dhe të konfliktit, e nxjerr Shqipërinë nga perspektiva e saj evropiane. Aktorët e brendshëm ose të jashtëm që i kontribuojnë këtij skenari, do të mbajnë përgjegjësi përpara popullit shqiptar”, është shprehur presidenti Meta.