Presidenti Meta priti Ambasadorin e San Marinos, Giuseppe Maria Della Balda

664
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, priti sot Ambasadorin e Republikës së San Marinos, Sh.T.Z. Giuseppe Maria Della Balda.
Ambasadori Della Balda i dorëzoi Presidentit Meta një mesazh të Kapitenëve Regjentë të San Marinos, së bashku me ftesën për një vizite zyrtare të Kreut të Shtetit në Republikën e San Marinos.
Presidenti Meta e priti me kënaqësi ftesën dhe duke vlerësuar marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve, përshëndeti synimin e San Marinos për të hapur së shpejti Ambasadën e saj në Tiranë.
Hapja e Ambasadës do të jetë ngjarje e rëndësishme, që do të kontribuojë për t’i kthyer simpatitë reciproke në bashkëpunime konkrete ekonomike e kulturore – nënvizoi Presidenti Meta.
Presidenti Meta vlerësoi mundësitë që ekzistojnë për thellimin e bashkëpunimit, veçanërisht në fushat e arsimit, të shëndetësisë, turizmit, si dhe shprehu besimin për rritjen e pranisë së investitorëve sanmarinezë në Shqipëri.
Në mënyrë të veçantë Presidenti Meta vlerësoi dhe përshëndeti rolin dhe mbështetjen që San Marino i ka dhënë pavarësisë së Kosovës.
Sigal