Presidenti Meta pret Ambasadoren greke për kufirin detar: Mbështes negociatat por…

456
Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar këtë paradite një takim me ambasadoren e Greqisë në Shqipëri Eleni Sourani. 
Burimet kanë bërë të ditur se takimi ka zgjatur për rreth gjysëm ore dhe në qendër të vëmendjes kanë qenë zhvillimet e fundit në Shqipëri mbi kërkesën e Ministrisë së Jashtme për plotfuqishmëri në bisedimet me Greqinë. 
Mësohet se ka qenë Ambasadorja greke e cila ka kërkuar takimin dy palësh. Burimet thanë se Kreu i Shtetit mbështet negociatat dy palëshe por gjithashtu ka theksuar rolin kushtetues përgjatë procesit.
Sigal