Presidenti Meta përshëndet 60-vjetorin e Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës

593
Meta: Historia, kultura, arsimi dhe traditat art-dashëse të këtij qyteti kanë qenë dhe mbeten vlera të spikatura të historisë, kulturës dhe arsimit shqiptar. 

Meta: 60-vjetori i themelimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” është një ngjarje e jashtëzakonshme jo vetëm për qytetin e mrekullueshëm të Shkodrës, por edhe për të gjithë vendin.
Meta: Shkodra dhe Universiteti “Luigj Gurakuqi” përbëjnë një qendër të rëndësishme me ndikim në arsimin, kulturën dhe shkencën shqiptare.

Meta: Historia, kultura, arsimi dhe traditat art-dashëse të këtij qyteti kanë qenë dhe mbeten vlera të spikatura të historisë, kulturës dhe arsimit shqiptar.
Meta : Universiteti i juaj, i cili mban emrin e nderuar të Luigj Gurakuqit, një prej figurave më të shquara të historisë së Shqipërisë, bir i Shkodrës, i cili u radhit ndër të parët në plejadën e Rilindasve të Mëdhenj të Kombit, i cili kontribuoi si rallë të tjerë në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, por në të gjithë çështjen kombëtare dhe kulturën tonë.
Presidenti Meta çmoi edhe njërin prej pedagogëve të shquar të Universitetit, Profesor Doktor Dhimitër Dhora me Titullin “Mjeshtër i Madh”
Presidenti Meta përshëndet 60-vjetorin e Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës: Historia, kultura, arsimi dhe traditat art-dashëse të këtij qyteti kanë qenë dhe mbeten vlera të spikatura të historisë, kulturës dhe arsimit shqiptar.

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta vizitoi sot qytetin e Shkodrës me rastin e 60-vjetorit të krijimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi”.
Duke marrë pjesë në ceremoninë festive të mbajtur në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës” Presidenti i Republikës përshëndeti me një fjalë të ngrohtë e vlerësuese Rektorin Adem Bektashi, Kryebashkiaken Voltana Ademi, deputetët, pedagogët, profesorët dhe studentët e shumtë të Universitetit, duke theksuar se: “Arsimimi luan një rol vendimtar dhe të pazëvendësueshëm në epokën e re të dijes dhe të informacionit, të shpejtësisë së lëvizjes dhe shpërndarjes së saj në një mënyrë të paimagjinueshme disa vite më parë, por politikat tona të arsimimit kthehen në politika të dobishme kur ato i shërbejnë punësimit dhe e synojnë atë. ”
Fjala e plotë e Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta në këtë veprimtari:
Mirëdita të gjithëve,
Gëzuar këtë ditëlindje të rëndësishme jo vetëm për Universitetin “Luigj Gurakuqi”, por mendoj për të gjithë arsimin e lartë shqiptar!
I nderuar z. Rektor,
E nderuar znj. Kryetare e Bashkisë së Shkodrës, znj. Ademi,
Të nderuar deputetë,
Të nderuar akademike, profesorë dhe studentë,
Zonja dhe zotërinj,
60-vjetori i themelimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” është një ngjarje e jashtëzakonshme jo vetëm për qytetin e mrekullueshëm të Shkodrës, por edhe për të gjithë vendin.
Shkodra dhe Universiteti “Luigj Gurakuqi” përbëjnë një qendër të rëndësishme me ndikim në arsimin, kulturën dhe shkencën shqiptare.
Historia, kultura, arsimi dhe traditat art-dashëse të këtij qyteti kanë qenë dhe mbeten vlera të spikatura të historisë, kulturës dhe arsimit shqiptar.
Universiteti i juaj, i cili mban emrin e nderuar të Luigj Gurakuqit, një prej figurave më të shquara të historisë së Shqipërisë, bir i Shkodrës, i cili u radhit ndër të parët në plejadën e Rilindasve të Mëdhenj të Kombit, i cili kontribuoi si rallë të tjerë në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, por në të gjithë çështjen kombëtare dhe kulturën tonë.
Një figurë që ka mbetur frymëzim edhe sot e kësaj dite për sfidat për progres për të gjithë intetektualët dhe për të gjithë të rinjtë e Shqipërisë.
Historia e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” është shembulli më i spikatur i zhvillimit, rritjes, dhe ngritjes cilësore të një instituti të arsimit të lartë në Shqipëri.
Të dashur profesorë dhe studentë,
Trashëgimia që keni krijuar për 60 vite dhe vlerat që keni arritur përbëjnë një pasuri të madhe për arsimin në vendin tonë duke dhënë një kontribut cilësor edhe për zhvillimin ekonomik jo vetëm të këtij rajoni, por të gjithë vendit dhe për ecjen e tij në rrugën e demokracisë dhe të integrimit evropian. Është kjo rrugë e integrimit në Bashkimin Evropian që kemi zgjedhur, me në krye Shkodrën, 27 vite më parë e cila kërkon nga të gjithë, por veçanërisht nga ju, të dashur pedagogë dhe studentë, të përgatitemi për të përballuar me sukses dhe me cilësi të lartë sfidat e konkurrencës së shoqërisë dhe shkencës bashkëkohore.
Kjo rrugë është bërë edhe më sfiduese nga procesi i vrullshëm i globalizimit përballë të cilit duhet të angazhojmë të gjitha fuqitë, energjitë, jo vetëm kombëtare por edhe rajonale, në mënyrë që të rrisim aftësitë dhe cilësinë tonë duke krijuar kapacitete konkurruese që të kapërcejmë sfidën e të qënit një vend modest dhe një treg modest.
Kjo është një barë dhe përgjegjësi që u takon ta mbajnë veçanërisht strukturat tona akademike, universitare e shkencore, për të përgatitur kuadro e breza të afta profesionalisht dhe të përgjegjshme për misionin e tyre për të ardhmen.
Qyteti i Shkodrës dhe gjithë rajoni, për vetë pozicionin e tij jashtëzakonisht të privilegjuar natyror dhe gjeografik, duhet të shikohet nga Universiteti “Luigj Gurakuqi” si një mundësi e artë për të luajtur një rol lider për të zhvilluar bashkëpunimin dhe projektet rajonale me impakt jo vetëm për zhvillimin e të gjithë rajonit këtu, por edhe në bashkëpunim me Malin e Zi, Kosovën, Kroacinë e Italinë në mënyrë që t’i kthejmë këtij qyteti dhe këtij rajoni atë rol të jashtëzakonshëm të dikurshëm për të cilin kemi nevojë të gjithë që kësaj treve t’i jepet një frymëmarrje tjetër, e cila ende mungon duke shfrytëzuar pasuritë e jashtëzakonshme të cilat i vijnë nga deti, nga liqeni, nga lumenjtë dhe nga alpet tona të mrekullueshme.
Turizmi, bujqësia, agrobiznesi, peshkimi, mjedisi dhe shumë fusha të tjera duhet të kthehen në qëllime të studimeve, programeve, kurrikulave e projekteve të këtij universiteti me qëllim që të përgatisë kuadro cilësorë, të cilët do të kenë të gjitha mundësitë për t’u punësuar, për t’i shërbyer komunitetit, qytetit dhe rajonit dhe jo të ndodhen në udhëkryq e të detyrohen të largohen ende nga vendi i tyre.
Arsimimi luan një rol vendimtar dhe të pazëvendësueshëm në epokën e re të dijes dhe të informacionit, të shpejtësisë së lëvizjes dhe shpërndarjes së saj në një mënyrë të paimagjinueshme disa vite më parë, por politikat tona të arsimimit kthehen në politika të dobishme kur ato i shërbejnë punësimit dhe e synojnë atë.
Kjo është një hallkë shumë e rëndësishme, e cila duhet të kihet edhe më shumë në konsideratë përfshihet në të gjitha programet dhe qëllimet e universiteteve tona.
Sfida e punësimit fillon që në bankat e universitetit dhe kjo nuk është vetëm sfida juaj.
Ajo i takon të gjithë shoqërisë, qeverisë dhe pushtetit vendor, i takon sipërmarrësve shqiptarë dhe shoqërisë civile.
Vetëm duke fituar këtë sfidë ne ja kemi dalë me sukses të japim siguri për të rinjtë tanë dhe të ndërtojmë familje të reja të shëndetshme, dhe një shoqëri të sigurt dhe një vend me vlera. 
Shqipëria që ne po ndërtojmë u takon në radhë të parë të rinjve, ëndrrave të tyre dhe sidomos aspiratave të atyre që u janë përkushtuar studimeve cilësore duke ndjerë peshën e përgjegjësisë për ta çuar Shkodrën dhe të gjithë Shqipërinë përpara.
Të nderuar pjesëmarrës,
Universiteti juaj dhe Shkodra gjenerojnë dhe kanë gjeneruar gjithmonë vlera intelektuale, kulturore, artistike e njëkohësisht fuqi dhe energji rinore dhe aftësi e kapacitete krijuese për të cilat Shqipëria ka patur dhe ka sot nevojë më shumë se kurrë.
Duke i vënë këto vlera në interes të përparimit të vendit, ju i keni bërë shërbimin më të madh atij!
Plejada e intelektualëve të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” është shumë e gjatë e, në këtë rast të veçantë unë, në vijim edhe të vendimit të Senatit Akademik kam patur kënaqësinë t’i akordoi Prof. Dr. Dhimitër Dhora Titullin “Mjeshtër i Madh” duke i uruar edhe më shumë suksese në fushën e studimit dhe të kërkimit shkencor.
Me këtë rast do të doja të shprehja mirënjohjen për themeluesit e këtij universiteti dhe për të gjithë gjeneratat e pedagogëve, punonjësve dhe studentëve që e kanë shndërruar në 60 vjet Universitetin “Luigj Gurakuqi” në një qendër mjaft të rëndësishme të zhvillimit të arsimit tonë kombëtar duke justifikuar emrin e madh që ky universitet mban.
Mirënjohje dhe mbështetje për punën tuaj edhe në të ardhmen dhe gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri!
Faleminderit!
Me këtë rast, Presidenti Meta vuri në dukje dhe çmoi edhe njërin prej pedagogëve të shquar të Universitetit, Profesor Doktor Dhimitër Dhora me Titullin “Mjeshtër i Madh” me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të spikatur shumëvjeçar si lektor dhe metodist i lëndëve biologjike për edukimin e përgatitjen profesionale të mësimdhënësve të rinj. Me mirënjohje për veprimtarinë e gjerë si studiues dhe autor i disa botimeve të vyera shkencore e programeve akademike në fushat e biodiversitetit, faunistikës, ekologjisë dhe biogjeografisë”.
Sigal