Presidenti Meta: Perikli Dhales, ishte një model i denjë i Tiranës së lavdishme

1143
Sigal

Ndarja e parakohshme nga jeta të ish-futbollistit të Tiranës, Perikli Dhale ka tronditur mbarë opinionin sportiv, por jo vetëm. Së fundmi është presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, i cili përmes një postimi në kanalin zyrtar, shpreh hidhërimin e madh për humbjen e një ikone si Dhale. “I pari” i shtetit e konsideron të ndjerin si njeriun që ndërlidhi dy gjenerata kampione të klubit të Tiranës.

” U hidhërova jashtë mase nga lajmi për ndarjen nga jeta të futbollistit të dashur, Perikli Dhales. Perikli Dhales ishte ikonë e ekipit bardheblu që ndërlidhi dy gjenerata kampionësh të këtij klubi të madh.

Ai ishte një model i denjë i Tiranës së lavdishme që sfidoi Ajaxin e Amsterdamit në kulmin e lavdisë së tij, në vitin 1970. Perikliu është dalluar për kontributet e spikatura, jo vetëm me ekipin e Tiranës, por edhe me ekipin kombëtar. Ngushëllimet e mia të sinqerta për familjarët, të afërmit, botën e futbollit dhe tifozët bardhë e blu”, shkruan presidenti Ilir Meta.