Presidenti Meta: Nëse nuk garantohen standardet, të mbyllen fasoneritë

324
Sigal

18 raste të reja në Krujë në vetëm 24 orë, sigurisht që ky shpërthim i Covid-19 në këtë mënyrë ka vënë në alarm shtetin. Qeveria lehtësoi masat por që po rezulton jo e mirë për punën në fasoneri. Për këtë situatë foli edhe Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, i cili përmes një konference me median, theksoi se nëse nuk garantohen standardet, të mbyllen fasoneritë.

“Është me mjaft rëndësi të respektohen kudo distancat sociale dhe të ketë kudo standarde të detyrueshme nga na ISHP për çdo aktivitet, çdo nënvlerësim do të ishte me kosto të jashtëzakonshme. Të gjitha këto sakrifica që janë bërë mund të shkonin dëm. Duhet një përqendrim më i madh në këtë drejtim për të parandaluar krijimin apo shpërthimin e vatrave të reja. Nëse nuk garantohen standardet e nevojshme, aktivitete të tilla nuk duhet të lejohen dhe punonjësit të mbështeten nga ana e qeverisë”.