Presidenti Meta: Nëse do t’i thërrisja edhe njëherë shqiptarët, si më 2 mars, jam i bindur se nuk do t’i përmbaja dot

176
Sigal

Presidenti i Republikëss Ilir Meta në një intervistë dhënë në emisionin “Frontline” deklaroi se manifestimi i 2 marsit të vitit të kaluar ishte një moment zgjimi mbarëkombëtar.

Por në argumentimin e tij, Presidenti Meta tha se tani e ka të pamundur të thërrasë një tjetër manifestim, pasi sic tha ai, e ka të pamundur t’i mbajë shqiptarët në shesh, pasi siç tha ai, përgjatë këtij viti kanë ndodhur gjëra edhe më të mëdha siç ishte shembja e Teatrit Kombëtar, kriza e pandemisë dhe ajo ekonomike,, si dhe koncesionet e dhëna nga qeveria në këtë periudhë krizash.

“Në rast se do t’i thërrisja edhe njëherë shqiptarët, si më 2 mars, jam i bindur se nuk do t’i përmbaja dot”, deklaroi kreu i Shtetit.

Po ashtu, Presidenti theksoi se tani jemi në një proces që kulmon me 25 prill, kur do shenjtërohet vota e lirë dhe paprekshmëria e Kushtetutës.

“Tani jemi në një proces që kulmon më 25 prill, kur do shenjtërohet vota e lirë dhe paprekshmëria e Kushtetutës”, deklaroi Presidenti Ilir Meta.