Presidenti Meta në shtëpinë e familjes Rugova

395
Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka bërë një udhëtim surprizë nga Tirana në Prishtinë, ku ka zhvilluar një vizitë në shtëpinë e Presidentit legjendar të Kosovës, Ibrahim Rugova, në 12 vjetorin e vdekjes së tij.
Meta është takuar me familjarët e Presidentit Rugova. Ka qenë vetë Presidenti Meta, i cili ka bërë të ditur takimin mes tij dhe familjarëve të presidentit Rugova.
Ja çfarë shkruan Presidenti Meta në Facebook:
Të dashur miq, kënaqësi të takohesha sot në Prishtinë me familjen e dashur të Presidentit Rugova, për të kujtuar veprën e tij të pavdekshme. Urtësia dhe largpamësia e tij na duhen edhe sot, po aq sa dje.
Sigal