Presidenti Meta në Shën Mitër Korona: Arbëreshët kanë dhënë kontribut të çmuar për përjetësimin e figurës së Gjergj Skëndërbeut

595
Sigal

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta në një vizitë në Itali tek arbëreshët e Kolegjit të Shën Adrianit në Shën Mitër Korona në nderim të figurës së Gjergj Kastriotit Skëndërbeut, foli për rëndësinë e rilindasve në nderim të figurës së heroit kombëtar. I pranishëm gjatë takimit ishte edhe Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella.

Jemi pikërisht këtu në gjurmët e të madhit Jeronim Data, një nga themeluesit kryesorë të Rilindjes shqiptare këtej e andej deti. Popujt tona i bashkon deti, histori antike dhe moderne, arbëreshët për të cilët jemi krenarë. Në udhëtimin e përbashkët mijëravjeçar kemi të përbashkët Skëndrbeun, heroin tonë që u bë mbrojtës jo vetëm i popullit tonë, por u bë mbrojtës edhe për krishtërimin dhe civilizimin europian. Kjo është dokumentuar në marrëdhëniet e tij me Papatin dhe Vendikun. Gjithë dhimbja për largimin nga vendlija e tyre, arratia nga pushtimi, ndarja nga të afërmit janë shphrehur bukur nga vargjet: O e bukura More! Largimi ka qënë i dhimbshëm, por për fatin e tyre të mirë, atdheu i tyre i ri i mirëpriti duke u dhënë mundësi të ngrenë komunitetin e tyre, të ruajntë kulturën, besimin, traditat, që edhe sot pas 550 vjetësh, i ruan me nostalgji.

Ruajtja dhe kultivimi i identitet kombëtar të arbëreshë është ën simbiozë unikale me kulturën italiane dhe shfaqet në vargjet:  “E dashur Itali, e bukura Itali, ti më strehove si një motër e dashur,  në gjirin e bukur të të bukurit vend. Jam shqiptar!”

Shumë shqiptarë dhanë jetën për një Itali të bashkuar, një e të pandashme . Poetët arbëreshë edhe Garibaldin e quanin një Skënderbe të tyrin. “Këmishkuqi ynë me fletë...Ndërkohë që luftonin për bashkimin e atdheut të tyre të dytë, Italisë, arbëreshët menduan si ta bënin këtë gjë edhe me atdheun e tyre, Shqipërinë. Ata iu bashkuan Jeronim De Radës për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare, ata iu bashkuan patriottëve shqiptarë për pavarësinë e vendit. Ata kanë dhënë kontribut të çmuar për përjeteësimin e figurës së Gjergj Skëndrbeut në shekuj”, tha Meta.