Presidenti Meta në Curraj të Epërm: Vizitoni këtë perlë të Alpeve shqiptare

573
Sigal

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është bërë promovuesi më i veçantë i Apleve shqiptare. Në ndalesën e rradhës në Curraj të Epërm në Tropojë, në bujtinën e Lazër Ndue Kolbuçajt, Kreu i Shtetit ka përcjellë thirrjen për të vizituar këtë bukuri natyrore, të cilën ai vetë e cilëson si magjepsëse. Kurse banorëve të zonës, Presidenti i Shqipërisë, ju është drejtuar me fjalët:”Pritshi mirë gjithmonë në kullat tuaja në Nikaj-Mërtur”.

Postimi i plotë i Kreut të Shtetit

”Në bujtinën e Lazër Ndue Kolbuçaj në Vranë të Curraj të Epërm. E falënderoj për mikpritjen dhe bujarinë. Me hapjen për herë të parë të rrugës që lidh Lekbibaj me Curraj të Epërm ju ftoj ta vizitoni këtë perlë të jashtëzakonshme të Alpeve shqiptare, bukuritë natyrore të së cilës janë të rralla e magjepsëse. Banorëve të mrekullueshëm të kësaj treve iu uroj: Pritshi mirë gjithmonë në kullat tuaja në Nikaj-Mërtur”,-shkruan Meta.