Presidenti Meta: Ndarja nga jeta e regjisorit Gjergj Xhuvani, humbje e madhe për artin dhe kinematografinë shqiptare

527
Sigal

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka ngushëlluar familjen Xhuvani për ikjen e parakohshme nga jeta të djalit dhe të afërmit të tyre, Gjergjit.

Me një mesazh në Facebook, Meta shprehet se: ‘Me hidhërim të thellë mësova për ndarjen sot nga jeta të Gjergj Xhuvanit!’

‘Ikja kaq e parakohshme e këtij regjisori të shquar, skenaristi e producenti të spikatur, i cili shkëlqeu përmes punës së palodhur krijuese dhe modestisë fisnike, është një humbje e madhe për artin dhe kinematografinë shqiptare, që Ai i dha një dimension të shquar edhe ndërkombëtar.

I shpreh familjes, miqve e bashkëpuntorëve të tij ngushëllimet më të thella e të sinqerta për humbjen e të dashurit të tyre!

Gjergj Xhuvani na la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme artistike, që nderohet me respekt nga të gjithë e do të mbahet mend gjithmonë.

I përjetshëm kujtimi i Tij!’, shkruan presidenti Ilir Meta.

Image