Presidenti Meta: Ndarja nga jeta e artistes së shquar Marika Kallamata, një humbje e pazëvendësueshme për teatrin dhe kinematografinë shqiptare!

441
Sigal

Presidenti Ilir Meta shpreh ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të artistes së shquar  Marika Kallamata. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook Meta shprehet se ndarja nga jeta e artistes së shquar dhe të dashur Marika Kallamata, është një humbje e pazëvendësueshme për teatrin dhe kinematografinë shqiptare!

Ja postimi i plotë i Presidentit Meta:

Ndarja nga jeta e artistes së shquar dhe të dashur Marika Kallamata, është një humbje e pazëvendësueshme për teatrin dhe kinematografinë shqiptare!
Trashëgimia e pasur artistike, galeria e roleve të interpretuara me mjeshtëri të rrallë dhe të gjitha kujtimet që na la pas, nderohen me respekt dhe do të mbahen mend gjithmonë.
Duke ndarë dhimbjen, u përcjell ngushëllimet më të sinqerta të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të saj, si edhe të gjithë artdashësve shqiptarë!

Ndarja nga jeta e artistes së shquar dhe të dashur Marika Kallamata, është një humbje e pazëvendësueshme për teatrin dhe…

Gepostet von Ilir Meta am Sonntag, 22. Dezember 2019