Presidenti Meta merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Protokollit të Bashkëpunimit në Itali

459
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta në kuadër të nismës “U’ jam Arbëresh”, zhvilloi vizita rajonet e banuara nga arbëreshët në Kalabri dhe Pulja. Kreu i Shtetit shkruan se bashkëpunimi me qëllim mbrojtjen dhe promovimin e identitetit dhe trashëgimisë së jashtëzakonshme të kulturës arbëreshe, është një ngjarje e gëzuar që meriton vlerësim dhe mbështetje maksimale.

“I lumtur të merrja pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të këtij Protokolli Bashkëpunimi, për të shprehur edhe njëherë mirënjohjen e thellë për angazhimin e shtetit italian, nga niveli qëndror dhe deri në atë lokal, për ruajtjen e kësaj pasurie të përbashkët kulturore, që i forcon më shumë marrëdhëniet e shkëlqyera të Shqipërisë me Italinë”, shkruan Meta.