Presidenti Meta merr një telefonatë nga homologu i tij Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski

439
Sigal

Presidenti Pendarovski i shprehu Kreut të Shtetit shqiptar ngushëllimet më të sinqerta për jetët e humbura si pasojë e tërmetit që goditi mëngjesin e sotëm vendin tonë.

Gjithashtu, Presidenti Pendarovski i shprehu Presidentit Meta, solidaritetin dhe gatishmërinë e strukturave të emergjencave civile maqedone për të ndihmuar Shqipërinë.