Presidenti Meta krah Presidentit slloven: Qytetarët e Kosovës meritojnë sa më parë liberalizimin e vizave me BE

136
Sigal

Gjatë takimit të ditës së sotme, me Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, vend që merr presidencën e BE-së në korrik, reu i Shtetit, Ilir Meta tha se qytetarët e Kosovës meritojnë sa më parë liberalizimin e vizave me BE.

”Të njëjtin qëndrim më shprehu sot edhe Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, me të cilin gjithashtu nënvizuam rëndësinë e vijimit të dialogut Kosovë-Serbi për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe reciprokisht të pranueshme nga të dyja palët, që do të përshpejtonte proceset integruese të këtyre vendeve”,- shkruan Presidenti Meta në një postim të shpërndarë në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Mesazhi i plotë i Kreut të Shtetit:

Qytetarët e Kosovës meritojnë sa më parë liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian.

Të njëjtin qëndrim më shprehu sot edhe Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, me të cilin gjithashtu nënvizuam rëndësinë e vijimit të dialogut Kosovë-Serbi për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe reciprokisht të pranueshme nga të dyja palët, që do të përshpejtonte proceset integruese të këtyre vendeve.

E ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është ndryshimi i kufijve por heqja e tyre si në vetë Bashkimin Europian, nëpërmjet bashkëpunimit më të ngushtë rajonal dhe të distancimit nga e kaluara e hidhur.